20 vjet nga themelimi i Akademisë për Gjykatës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” sot shënon 20-vjetorin e themelimit. Pritja solemne do të mbahet në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi në Shkup, me praninë e përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, Qeverisë, trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Ngjarja do të fillojë me fjalimin përshëndetës të drejtoreshës së Akademisë, Irina Trajkoska Strezoski, pas së cilës janë paraparë fjalime nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, nënkryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Marijana Ilieska, dhe zëvendësshefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Ben Nupnau.
Do të ndahen pllaka mirënjohjeje dhe falënderime, ndërsa ky përvjetor i kushtohet dy dekadave të punës në edukimin dhe përsosjen profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm publikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër