27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë

Nga D. V.
91 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 prill Zhurnal.mk – Sot shënohen 27 vite nga një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë, masakra e kryer në fshatrat Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër në komunën e Drenasit.

Në këtë ngjarje tragjike, forcat ushtarake serbe vranë dhe masakruan 77 civilë shqiptarë të pambrojtur, trupat e të cilëve më pas u dogjën. Viktimat ishin të të gjitha moshave – nga foshnja vetëm gjashtë muajshe deri te të moshuar rreth 75 vjeç.

Në mesin e të vrarëve kishte fëmijë, të rinj, gra, burra dhe pleq, të cilët u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore, ndërsa disa prej tyre u dogjën pas vrasjes. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada, askush nga ata që urdhëruan apo kryen këtë krim nuk është përballur me drejtësinë.

Vetëm në Poklekun e Vjetër, 53 civilë shqiptarë të paarmatosur u vranë dhe më pas u dogjën, në një akt brutal që mbetet një plagë e hapur dhe një dëshmi e dhimbshme e asaj kohe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër