36 ditë revoltë! Lirimi i protestuesve, qytetari: U dhunova edhe unë por nuk na trembën dot! Sot jam sërish këtu

Nga Xh M
1,243 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 korrik Zhurnal.mk – Një prej protestuesve që mori pjesë në tubimin e sotëm para Kryeministrisë deklaroi se, pavarësisht se është dhunuar nga efektivët e Policisë, nuk është tërhequr nga protesta dhe do të vazhdojë të jetë i pranishëm në shesh.

“Unë jam nga ata të dhunuarit dhe nuk dua të hip në këtë shkallë, sepse dua të jem i barabartë me të gjithë ju. Nëse unë jam dhunuar, jeni dhunuar edhe ju. Nëse jeni dhunuar ju, jam dhunuar edhe unë. Vetëm një fjalë kisha: nuk jam trembur, jam sërish këtu”, u shpreh protestuesi gjatë fjalës së tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër