45.2 milionë denarë shtesë për kompanitë në Maqedoni nga kredia hungareze

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – 45.2 milionë denarë të rinj janë transferuar nga Buxheti Qendror drejt Bankës Zhvillimore për të mbështetur investimet e realizuara nga kompanitë vendase.

Mbështetja e përgjithshme që Qeveria ka realizuar deri më tani për sektorin privat përmes kësaj mase arrin në 14.9 miliardë denarë, ose 242 milionë euro, duke pasur ndikim të rëndësishëm në realizimin e investimeve private dhe në nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Në Buxhetin e shtetit për këtë masë janë paraparë gjithsej 250 milionë euro. Këstin e parë nga Buxheti drejt Bankës Zhvillimore dhe kompanive vendase, Ministria e Financave e realizoi në mars të vitit të kaluar.

Mjetet financiare janë siguruar nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me qëllim nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike.

Këto mjete shpërndahen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale tek përfituesit përfundimtarë – kompanitë vendase, me kushte të favorshme financimi:

Norma e interesit: 1.95%

Afati i shlyerjes: deri në 15 vjet

Periudha e faljes (grace period): deri në 3 vjet

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër