7 shtetas francezë ndodheshin në ish-vilën e Enver Hoxhës gjatë sulmit me molotov, dolën nga godina të tmerruar

Nga Xh M
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kanë dalë detaje të reja pas sulmit me molotov ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se brenda Vilës 31 (ish-vila e Enver Hoxhës) kanë qenë 7 shtetas të huaj francezë të një OJQ-je, të cilët po qëndronin aty. Bëhet me dije se pas sulmit ata kanë dalë të tmerruar nga molotovët që protestuesit hodhën papritur, duke qëlluar godinën.

Ndërkohë, kryedemokrati Sali Berisha tha se sulmi me molotov erdhi pasi protestuesit u keqinformuan nga policë të maskuar se në atë vilë jetonte kryeministri Edi Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër