“742 lindje më shumë se vdekje”, INSTAT: Tirana kryeson për shtesën natyrore të popullsisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shqipëria ka regjistruar një shtesë natyrore pozitive të popullsisë në tremujorin e tretë të vitit 2026, me 742 lindje më shumë se vdekje. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 5 787 lindje dhe 5 045 vdekje.

Megjithatë, lindshmëria vijon të jetë në rënie. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i lindjeve ka rënë me 10.5%, ndërsa në raport me tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 13.9%. Nga ana tjetër, vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë prej 0.4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Në ndarjen sipas qarqeve, vetëm 5 prej tyre kanë regjistruar më shumë lindje se vdekje, ndërsa në 7 qarqet e tjera bilanci natyror është negativ. Tirana kryeson me shtesën më të lartë natyrore, ndërsa Korça shënon bilancin më negativ, me 220 vdekje më shumë se lindje.

Sa i përket numrit të lindjeve, Tirana renditet e para me 2 708 foshnja, ndërsa Gjirokastra ka regjistruar numrin më të ulët, me vetëm 66 lindje.

Të dhënat tregojnë se, pavarësisht bilancit pozitiv në nivel kombëtar, rënia e lindshmërisë vijon të mbetet një nga sfidat demografike të Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura