871 kundërvajtje për trotinetë elektrik shtator, më së shpejti nuk kanë mbajtur helmetë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 tetor Zhurnal.mk – Gjatë shtatorit sivjet, në territorin e gjithë shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrolle të orientuara drejt zbulimit dhe sanksionimit të kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e automjeteve të lehta elektrike (trotinetëve elektrikë), me ç’rast janë konstatuar gjithsej 871 kundërvajtje.

Sipas të dhënave të Sektorit për punë të trafikut pranë MPB-së, pjesa më e madhe e kundërvajtjeve, gjegjësisht 377, u dedikohen mosmbajtjes së helmetës.

Numri më i madh i kundërvajtjeve janë evidentuar në zonën e SPB Manastir – 290 kundërvajtje. Njësia mobile për sigurinë e trafikut rrugor ka konstatuar 167 kundërvajtje, SPB e Ohrit 125 kundërvajtje, SPB e Strumicës 113, ndërsa kundërvajtjet e tjera janë konstatuar në zonat e sektorëve të tjerë për punë të brendshme.

Në kuadër të kontrolleve janë evidentuar edhe tetë raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.

Përveç kësaj, janë konstatuar edhe 5.362 kundërvajtje të kryera nga pjesëmarrës të tjerë në trafik. Për të gjithë kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masa përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.

Nga MPB-ja paralajmërojnë vazhdim të kontrolleve të përforcuara në trafik dhe apelojnë që drejtuesit e automjeteve të lehta elektrike detyrimisht të mbajnë helmetë mbrojtëse, të respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik dhe të lëvizin në sipërfaqet e parashikuara për pjesëmarrjen e tyre të sigurt në trafik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër