FOTO/ Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në kufirin e Kosovës – në “Audi A2” kishte fshehur 16 mijë franga metalike

nga Redaksia

Blacë, 13 korrik – Policia e Kosovës ka njoftuar se ka privuar nga liria një shtetas të Maqedonisë së Veriut, nga Shkupi, me iniciale S.Xh., i lindur më 1981, pasi në veturën e tij “Audi A2”, gjatë hyrjes së kufirin e Kosovës, kanë gjetur 16 mijë franga metalike, transmeton TV21.

“Më datë 12.07.2025, rreth orës 21:15, në pikën kufitare Hani i Elezit – hyrje, është ndaluar për kontroll një veturë e tipit Audi A2, ngjyrë e gjelbër metalike, me targa të Republikës së Maqedonisë Veri (RMV), e cila drejtohej nga shtetasi i Maqedonisë së Veriut, me iniciale (S. Xh.) i lindur më 1981 në Shkup.

Pas kontrollit të rregullt në vijën e parë dhe evidentimit të dokumentacionit përkatës, automjeti është selektuar për kontroll të mëtejmë. Gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe policorë, nën ulëset e përparme të veturës janë gjetur qese plastike të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit, të mbushura me monedha metalike 2 franga zvicerane (CHF), të dyshuara si të falsifikuara.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore përfshirë ato të hetuesisë.

Pas inventarizimit paraprak, rezulton se janë sekuestruar gjithsej 8,076 monedha x 2 CHF = 16,152 CHF, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe është iniciuar rasti penal për “Falsifikim të parasë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More