A do të mësohen njëherë e përgjithmonë komunat si të thithin buxhet dhe të bëjnë projekte!

nga D. V.

Shkup, 20 gusht – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të themelojë Qendër të Resurseve për mbështetje të zhvillimit të komunave me të vetmin qëllim që njëherë e përgjithmonë t’i mësojë komunat se si të krijojnë projekte, si t’i sigurojnë financat dhe si t’i realizojnë ashtu siç duhet këto projekte, shkruan “Zhurnal.mk”
Kjo Qendër për zbatimin e Projektit “Zhvillim rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës – faza 2” do të ndihmohet nga Qeveria e Konfederatës Zvicerane, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Ambasada e Zvicrës).
Kjo Qendër do të konceptohet si mekanizëm institucional, i cili do të mundësojë mbështetje afatgjate, të qëndrueshme dhe profesionale për komunat në Maqedoninë e Veriut, përmes ofrimit të shërbimeve të specializuara në fushën e menaxhimit administrativ, planifikimit të zhvillimit strategjik lokal/rajonal, përgatitjes së dokumentacionit teknik dhe planifikimit kapital, planifikimit dhe menaxhimit financiar, ekspertizës teknike, forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal, përgatitjes së aplikacioneve për projekte dhe shfrytëzimit të fondeve ndërkombëtare.
Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2024 për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ka pasur vërejtje pikërisht në këtë temë, duke kërkuar reforma urgjente në mënyrën e vetqeverisjes lokale dhe decentralizimin e plotë të komunave.
Sfida kryesore për komunat mbetet krijimi i projekteve. Fatkeqësisht, shumë kryetar të komunave deri më tani kanë pasur vetëm fjalë e aspak punë, sepse kur është dashur fjalët dhe premtimet e dhëna t’i shëndrrojnë në projekte nuk kanë ditur sai ta bëjën atë. Duke punësuar njerëz partiak në sektorët e komunës, njerëz jokompetent për planifikim urbanistik dhe ndërtim, njerëz të paaftë dhe pa njohuri për arkitekturë dhe inxhinjerie, njerëz të paaftë për të realizuar një projekt siç duhet, këta kryetarë komunash kanë mbetur “me gishat në gojë” në fund të mandatit, sepse fjalët e tyre janë bërë gënjeshtra dhe s’kanë realizuar asnjë projekt, shkruan “Zhurnal.mk”
Fatmirësisht për Maqedoninë e Veriut ka shumë dyer të hapura për të thithur fonde, grante, buxhete shtetërore, buxhete të agjencive të shumta, fonde nga Bashkimi Evropian dhe shumë burime tjera, me të cilat kanë mundur të realizohen shumë projekte.
Por, fatkeqësia më e madhe është se asnjëherë komunat nuk kanë pasur një projekt të gatshëm me të cilin do të kishin fituar mjete financiare. Nga dembelizimi i tepërt dhe paaftësitë e tyre, kanë pritur që edhe projektet t’ua shkruaj e t’ua vizatojë dikursh tjetër, t’ua japë edhe financat, e kryetarët e komunave vetëm të shkojnë e të presin shiritin e kuq. Mos ndodhtë edhe më keq që gjysmat e parave të projekteve të “avullohen” në xhepat e zyrtarëve komunal dhe kompanive të ndryshme.
Duke e konsideruar Maqedonië e Veriut si një shtet në zhvillim e sipër, shumë fonde ndërkombëtare kishin shprehur gatishmëri që të ndihmojnë në zhvillim urban dhe infrastrukturor, por kur vinte puna tek projektet, kryetarët e komunave i rrudhnin krahët. Vazhdimisht qaheshin se fshtarat e këtyre komunave s’kanë ujë, s’kanë kanalizim dhe gjëra elementare, por njëherë nuk përpiluan një projekt të mirëfilltë me të cilin do të ishin të gatshëm të thithnin këto fonde.
Kryetarët e rinj të komunave duhet njëherë e përgjithmonë ta ndëryshojën këtë mendësi e mos të mendojnë se dikush do u jape para në dorë e këta të bëjnë çfarë të duan. Çdo investitor, çdo agjenci ose fond invvestues, kërkon projekt dhe plan konkret sa, si dhe kur do të realiohet ky projekt.
Prandaj është koha e fundit që në vendet kyçe dhe sektorët e rëndësishëm të komunës, të vendosen profesionistë që e njohin punën, kanë vullnet për punë, krijojnë projekte dhe dinë si t’i thithin këto projekte. Paratë sillen gjithandej, vetëm duhet njohuri se si t’i përfitosh dhe si t’i përdorish këto para!, shkruan “Zhurnal.mk”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More