Ministri Minçev dhe ambasadori Le Rigoler nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim: Mbështetje franceze për profesionalizëm të administratës

nga D. V.

Shkup, 19 shtator – Nëpunësit shtetërorë duhet të jenë menaxherë të llojit të vet, të menaxhojnë mirë me ekipet e tyre, t’i zbatojnë vendimet qeveritare dhe të jenë shembull me sjelljen e tyre të përgjegjshme dhe të vetëdijshme, tha sot ambasadori francez Kristof Le Rigoler pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike (MAP). 

Sipas ministrit Minçev, Memorandumi është një hap para në zbatimin e reformave në administratën publike, profesionalizmin e saj, transparencën dhe efikasitetin e saj. 

“Partneriteti me Francën e konfirmon vendosmërinë e Maqedonisë që të ndërtojë administratë bashkëkohore, profesionale dhe të besueshme e cila do të jetë nxitëse e zhvillimit, partnere e sigurt e qytetarëve dhe shtyllë e ambicieve tona evropiane”, theksoi Minçevi pas nënshkrimit, duke përkujtuar se Ministria me mbështetje franceze do ta zbatojë projektin për fuqizimin e kapaciteteve dhe profesionalizimin e administratës. 

null

Projekti, theksoi, do të mundësojë vendosjen e akademisë për trajnim dhe përsosmëri profesionale të nëpunësve administrativë. 

Franca, siç theksoi ambasadori, ka përvojë të madhe në fushën e administratës publike dhe veçanërisht nga aspekti i trajnimit të saj. 

“Ky bashkëpunim nuk dëshiron aspak të vendosë sistem të tij ose model, por e kundërta – duam ta ndajmë përvojën tonë të plotë dhe të sqarojmë për gabimet të cilat i kemi bërë”, nënvizoi Le Rigoler, duke shtuar se edhe Franca për momentin gjendet në transformim më të thelluar të administratës publike. 

Le Rigoler porositi edhe se transformimi i administratës publike është i rëndësishëm për transformimin e shoqërisë dhe integrimin e saj evropian. 

“Përveç rëndësisë për integrim evropian, transformimi i administratës publike është i rëndësishëm edhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa administratë efikase nënkupton institucione efikase në shërbim të qytetarëve”, potencon ambasadori. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More