Kina kryen manovra ushtarake rreth ishullit te Tajvanit

nga D. V.

Forca të shumta të Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (UÇP) të Kinës filluan manovrat me emrin e koduar “Misioni i Drejtësisë 2025” rreth ishullit të Tajvanit të hënën, njoftoi zëdhënësi i kësaj komande Shi Yi.

Komanda e Zonës Lindore e UÇP-së po dërgon forcat e saj tokësore, detare, ajrore dhe raketore për të kryer stërvitje në Ngushticën e Tajvanit dhe në zonat në veri, jugperëndim, juglindje dhe lindje të ishullit të Tajvanit, tha Shi.

Manovrat do të përqendrohen në temat e patrullimit të gatishmërisë luftarake detare-ajrore, garantimin e përbashkët të epërsisë gjithëpërfshirëse, bllokadën e porteve dhe zonave kyçe, si edhe parandalimin gjithëpërmasor jashtë zinxhirit të ishullit, shtoi ai.

“Me anijet dhe avionët që i afrohen ishullit të Tajvanit nga drejtime të ndryshme, trupat e shërbimeve të shumëfishta angazhohen në sulme të përbashkëta për të testuar aftësitë e tyre të operacioneve të përbashkëta,” u shpreh zëdhënësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More