Në seancë parlamentare Ligji për kundërvajtje, i fundit i nevojshëm për të filluar zbatimi i sistemit “Qytet i sigurt”

Nga B.M
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Kuvendi sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së 76-të ku në rend dite është votimi për Propozim- ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kundërvajtje me procedurë të shkurtuar, ligji i fundit i nevojshëm që nga 1 shkurti të vihet në funksion sistemi për regjistrimin automatik dhe sanksionimin e shkeljeve në komunikacion të njohur si “Safe city” (Qytet i sigurt).

Mbështetja e nevojshme prej dy të tretash për ligjin për të cilin debati ka përfunduar u sigurua në takimin e liderëve javën e kaluar të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. Vetëm LSDM-ja opozitare paralajmëroi se nuk do të votojë për ndryshimet e Ligjit.

Koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Evropian, Rina Ajdari në konferencën për shtyp më 20 janar deklaroi se do të votojnë për Ligjin për kundërvajtje në seancë. Ajo theksoi se nëse vërejtjet e tyre nuk implementohen, në të ardhmen do të paraqesin propozim me ndryshime të reja në Ligj.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, pardje deklaroi në një konferencë shtypi se megjithëse projekti “Qyteti i sigurt” filloi gjatë kohës së tyre, tani nuk do ta mbështesin për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të mundshëm të të dhënave personale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve nga opozita në fillim të kësaj jave, deklaroi se nëntë jetë u shpëtuan gjatë periudhës testuese “Qyteti i sigurt” krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur u regjistruan 11 raste të vdekjeve në aksidente të komunikacionit në territorin e SPB Shkup.

Zgjidhjet e propozuara ligjore pritet të forcojnë sigurinë në komunikacion duke vendosur një procedurë të veçantë për shkeljet e sigurisë në komunikacionin rrugor duke përdorur mjete teknike dhe pajisje regjistrimi përmes sistemit “Qytet i sigurt”. Kjo nënkupton sanksionim të shpejtë dhe efikas të shkelësve dhe vendosje e sanksioneve që njëherësh do të ndikojë në parandalimin e përgjithshëm në sferën e sigurisë në trafik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër