Maja Konevska zgjidhet sekretare e përgjithshme e KSHPK-së

Nga B.M
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në mënyrë unanime e zgjodhi Maja Konevskën për sekretare të përgjithshme të KSHPK-së, e cila aktualisht është sistemuar në vendin e punës udhëheqëse e sektorit për planifikim strategjik dhe integritet në Komisionin Shtetëror.

Kryetari i Komisionit, Adem Çuçul, në seancën, ku u shqyrtua propozimi për zgjedhje, sqaroi se zgjedhja e sekretares të re të përgjithshme është e nevojshme sepse me emërimin e tij për kryetar i janë ndërprerë kompetencat që praprakisht i pati në këtë detyrë.

Çuçul  shpjegoi arsyen për propozimin e Konevskës të zgjidhet në detyrë duke theksuar se ajo është pjesë e sekretariatit nga viti 2006 dhe ka përvojë pune të vazhdueshme  20-të vjeçare. Në atë periudhë, siç theksoi, ajo është avancuar në disa vende pune dhe ishte në pozita të ndryshme udhëheqëse, nga udhëheqëse departamenti në udhëheqëse sektori, ku është e angazhuar aktualisht. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër