Manipulimi me vota, Prokuroria kërkon paraburgim për katër komisionerë dhe një kryesues në Prizren

nga L. M

Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar se ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona, nën dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Prizren.

Ata u arrestuan në aksionin e djeshëm ndaj grupit të dytë të dyshuarve.

Katër komisionerët dyshohen për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit, ndërsa kryesuesi i komisionit zgjedhor KKZ Prizren, dyshohet për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Tri seanca tashmë janë mbajtur.

“Nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, kurse seanca e 4-të dëgjimore, do të mbahet në orët në vijim. Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More