Mickoski: Kah fundi i pranverës do të furnizohen kamionët për “Higjienën komunale”-Shkup do të arrijnë deri në fund të vitit

Nga B.M
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shkurt – Përmes Ministrisë së Transportit dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore do të furnizohen 40 automjete të reja për nevojat e NP “Higjiena Komunale”-Shkup, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai theksoi se me këtë furnizim do të zgjidhet një nga problemet më të mëdha shumëvjeçare në punën e ndërmarrjes – makineritë e vjetruara, të pamirëmbajtura dhe të konsumuara, të cilat pengonin seriozisht mirëmbajtjen e higjienës publike në kryeqytet. Sipas Mickoskit, situata u ndërlikua edhe më tej nga puna e tepërt, si dhe nga efikasiteti i pamjaftueshëm i disa punonjësve.

“Me këto 40 kamionë, jam i sigurt se do të përmirësohet shumë gjendja me higjienën në Shkup. Siç njoftuam edhe në fushatë, dhe siç njoftoi edhe vetë kryetari i komunës, higjiena është përparësia jonë e parë dhe ky proces po ecën në atë drejtim”, tha Mickoski.

Ai njoftoi se procesi i prokurimit pritet të përfundojë deri në fund të pranverës, dhe dorëzimi i automjeteve të fillojë deri në fund të vitit. Sipas kryeministrit, mekanizimi i ri do të mundësojë punë më efikase të Higjienës Komunale dhe një përmirësim të dukshëm të pastërtisë në qytet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër