“Leje gruan se nuk të bëri djalë”, Baby G rrëfen historinë prekëse familjare në Big Brother

Nga B.M
724 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G, ka folur hapur për një dhimbje të madhe familjare që e ka shoqëruar që në fëmijëri.

Mes emocioneve të forta, ajo ndau historinë e vëllait të saj, fëmijës së parë të familjes, i cili humbi jetën menjëherë pas lindjes.

Pas kësaj humbjeje, prindërit e saj u bënë me tri vajza.

Foto: Instagram

Por përveç dhimbjes, ata u përballën edhe me një realitet të ashpër shoqëror.

Këngëtarja tregoi se njerëz nga rrethi i tyre ushtronin presion të vazhdueshëm mbi babanë, duke i kërkuar të ndahej nga bashkëshortja, me arsyetimin se ajo ‘nuk po i sillte djalë’.

Sipas saj, mesazhe të tilla si ‘leje gruan se nuk ta bëri djalë’ ishin të shpeshta dhe shumë të rënda për familjen e tyre.

Megjithatë, babai i artistes nuk u lëkund asnjëherë nga këto paragjykime.

Ajo kujton me krenari qëndrimin e tij, duke thënë se i ati u doli gjithmonë zot vajzave dhe gruas së tij, duke e quajtur veten njeriun më me fat që kishte një familje të tillë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër