David Dreshaj në minus gradë ka xhiruar spotin që po e sjell

Nga B.M
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Duket sikur ka pushuar tre muaj por në fakt ai ka punuar dhe menduar mirë, sepse gjithmonë sjell diçka të veçantë kur bëhet fjalë nga muzika e deri te detaji i lukut të tij.

E kemi fjalën për artistin David Dreshaj, ku ndjekësit e tij të shumtë e kane mirëpritur lajmin që vetë ai ka publikuar me anë të një sekuencë me video që projekti i tij muzikor është gati.

Kënga do të quhet “Brenga ” me muzikë dhe prodhim nga Cricket (Donat Prelvukaj) me melodi nga Elinel dhe Granit Ismajli dhe Cricket ku ky i fundit ka realizuar dhe beatin.

Edhe teksti është shkruar nga Elinel, Granit Ismajli dhe Cricket, rregjistruar dhe masterizuar në Cricket Muisic, ndêrsa video e veçantë është punuar fort nga Mars Studio ( Endrit Rrahimi).

Natyrisht se Davidi do të vijë unik në stilin e tij ku pēr këtë pjesë mendon vetë së bashku me disa bashkëpunëtorë të zakonshëm.

Ne mësojmë gjithashtu se djaloshi i njohur i muzikës ka xhiruar në të ftohtin acar dhe disa herë është dashur të ngrohet e të mbulohet me batanijë.

Por nga gjithë ky mund dhe muaj që kemi pritur një gjë është e sigurt ai do të na ngrohë me zërin e tij në projektin e tij më të ri që po vjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër