“Shqipëria 2030”, rruga drejt 1600 Startup-eve/ Ekosistemi i inovacionit rajonal, nxitje punësimit

nga L. M

Shqipëria ka vendosur objektiv ambicioz, atë të krijimit të 1600 startup-eve deri në vitin 2030 dhe dyfishimin e numrit të ndërmarrjeve aktive, duke arritur në 825. Ky synim, është pjesë e programit “Shqipëria 2030”, i cili fokusohet në mbështetjen e bizneseve në fazat e hershme, kur zhvillojnë produktin ose shërbimin e tyre, si dhe gjatë fazave të zgjerimit, për të hyrë në tregje të reja dhe për të rritur numrin e klientëve.

Programi, ofron mundësi të shumta investimi, përfshirë individë sipërmarrës dhe fonde kapitali, duke ndihmuar startup-et të kenë akses në kapital dhe mjetet e nevojshme për rritje të qëndrueshme. Janë planifikuar mbi 400 raunde investimesh fillestare dhe mbi 20 raunde për zgjerim, duke fuqizuar më tej ekosistemin e sipërmarrjes dhe duke krijuar vende pune.

Fokus i veçantë i programit është inteligjenca artificiale dhe teknologjia inovative, duke synuar të pozicionojë Shqipërinë si lider rajonal në këtë fushë.

Kjo qasje e integruar lidhet natyrshëm me mbështetjen financiare dhe zhvillimin e startup-eve, duke kontribuuar në inovacion, punësim dhe rritje ekonomike.Sakaq, vendi shndërrohet në pikë referimi për sipërmarrjen dhe teknologjinë në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More