“Prekin gjoksin dhe ushtrojnë dhunë s*ksuale!”- Dëshmi tronditëse për tortura ndaj grave protestuese në Iran: Policët u heqin mitrën pasi i kanë përdhunuar

Nga Xh M
804 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Raporte të reja tronditëse nxjerrin në dritë krime të rënda ndaj grave që morën pjesë në protestat antiqeveritare në Iran.

Sipas dëshmive, të ndaluarat përballen me përdhunime në grup nga efektivë policie, tortura të rënda dhe, në disa raste, me heqje të mitrës për të fshehur gjurmët e abuzimit seksual.

Një burim nga Irani, që foli për NewsNation, deklaroi se të burgosurat dhe të burgosurit përballen çdo ditë me dhunë, abuzime seksuale dhe tortura nga grupe policësh të maskuar.

“Sulen ndaj burrave dhe grave në burgje. Të arrestuarit lihen pa ushqim, rrihen, u hiqen thonjtë dhe kafshohen”, citohet të ketë thënë burimi, duke shtuar se “të ndaluarit vriten çdo ditë nga qeveria”.

Një tjetër refugjate iraniane denoncoi se ajo dhe gra të tjera të ndaluara u përdhunuan në grup nën kërcënimin e armëve dhe u detyruan të shndërroheshin në “skllave seksuale”, ndërsa përballeshin me fyerje për bindjet e tyre politike.

Sipas të njëjtit burim, disa gra që u kthyen pranë familjeve të tyre kishin pësuar heqje të mitrës, me qëllim që aktet e abuzimit të mos mund të hetoheshin. Shumë familje kanë shmangur ndjekjen e rrugës ligjore, nga frika e hakmarrjes dhe persekutimit të mëtejshëm.

Fotografja Shaghayegh Moradiannejad, e cila u largua nga Irani pesë vite më parë, theksoi se tortura dhe dhuna seksuale përbëjnë praktikë të zakonshme të regjimit. “Gjatë marrjeve në pyetje, prekin gjoksin, përdorin gjuhë fyese dhe ushtrojnë dhunë seksuale”, u shpreh ajo sipas New York Post.

Numri i viktimave dhe shqetësimi ndërkombëtar

Autoritetet iraniane kanë arrestuar mbi 50.000 persona të dyshuar për pjesëmarrje në protesta, përfshirë studentë, fëmijë, avokatë dhe mjekë. Më shumë se 7.000 persona raportohet se janë vrarë gjatë shtypjes së protestave, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim të thellë. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi se masakrat, të kombinuara me dështimin e Iranit për të arritur një marrëveshje të re mbi programin e tij bërthamor, mund të çojnë në reagim të menjëhershëm ushtarak. Regjimi i Teheranit ka kërcënuar se çdo ndërhyrje do të çonte në një përplasje të plotë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër