Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit zbulohen 150 mijë paund britanikë të padeklaruar

Nga B.M
1,173 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 mars, Zhurnal.mk – Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt Londrës, zbuluan 150 mijë paund britanikë të cilët nuk ishin deklaruar sipas detyrimeve ligjore.

Sipas Ligjit për Punë Devizore, pasagjerit i janë kthyer deviza në kundërvlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër prej 141,315 paund britanikë është mbajtur përkohësisht. Siç njofton Drejtoria e Doganave, ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje.

Nga kjo drejtori theksojnë se zbatojnë vazhdimisht aktivitete që synojnë zbulimin dhe parandalimin e transferimit të paligjshëm ndërkufitar të parave të gatshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në luftën kundër krimit financiar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër