Qeveria mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim që kjo të hapë një fazë të re në rrugën drejt BE-së

Nga Xh M
726 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke theksuar se ishin vendosur padrejtësisht.

Zëvendëskryeministri dhe Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se tani duhet lëvizur në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar. Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar Konjufca në X.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër