“Xiong’an”-in ,një qytet i së ardhmes

Nga D. V.
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në prill 2017 Kina njoftoi një plan për të krijuar Zonën e Re “Xiong’an”, e cila përfshin kontetë Rongcheng, Anxin e Xiongxian, si edhe disa zona përreth në provincën Hebei të Kinës Veriore.

Zona synon ta çlirojë Pekinin nga funksionet jothelbësore si kryeqytet i vendit, duke çuar përpara zhvillimin e koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei.

Kina synon gjithashtu ta kthejë “Xiong’an”-in në një “qytet të së ardhmes” që spikat për inovacionin, zhvillimin e gjelbër, funksionimin inteligjent e të klasit botëror, me kushte të mira mjedisore, në përputhje me rrugën e zhvillimit me cilësi të lartë të vendit.

Sipas planit, Zona e Re “Xiong’an” dhe Qendra Administrative Bashkiake e Pekinit — të përcaktuara si “dy krahët” e kryeqytetit të vendit — do të ndjekin një zhvillim të koordinuar, por të diferencuar, dhe do të rrisin kapacitetin e tyre për të mbështetur dhe për t’u shërbyer funksioneve kryesore të kryeqytetit

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër