Shkup, 23 mars, Zhurnal.mk – Grupi i punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor zhvilloi sot një takim të ri, i cili zgjati më pak se 30 minuta, pa prodhuar rezultate konkrete në drejtim të reformave të thelluara zgjedhore.
Përfaqësuesit politikë, në deklaratat e shkurtra pas përfundimit të takimit, bënë të ditur se janë pranuar disa draft-ndryshime që lidhen ekskluzivisht me rekomandimet e ODIHR. Sipas tyre, këto propozime do të shqyrtohen në ditët në vijim, pas së cilës pritet një takim i radhës i grupit të punës.
Megjithatë, aktualisht diskutimet mbeten të kufizuara vetëm në ndërhyrje të pjesshme në ligjin ekzistues, ndërsa nuk ka ende sinjale për hartimin e një Kodi të ri zgjedhor, siç ishte paralajmëruar më herët dhe siç kërkohet nga Bashkimi Evropian.
Sipas procedurave ligjore, nëse ndryshimet do të preknin më shumë se 30% të ligjit aktual, atëherë do të konsiderohej si miratim i një Kodi të ri zgjedhor. Por deri më tani, kjo nuk duket të jetë në agjendën e grupit të punës.
Nga ana tjetër, mbeten jashtë diskutimit çështje kyçe që lidhen me reformën zgjedhore, si modeli zgjedhor, numri dhe struktura e njësive zgjedhore, hapja e listave të kandidatëve, transmeton zhurnal.mk
Grupi i punës për Kodin Zgjedhor pa progres, takim vetëm 30 minuta
377
