Bekim Sali mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve “Forcimi i angazhimit publik dhe komunikimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE”

Nga Xh M
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 mars – Në fjalën e tij, Sali theksoi se integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik dhe drejtim i pakthyeshëm i vendit. Ai nënvizoi se pas përfundimit të fazës së skriningut, vendi hyn në një fazë vendimtare ku fokusi është në zbatimin konkret të reformave dhe arritjen e rezultateve të matshme.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit publik, komunikimit transparent dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e integrimit evropian, duke potencuar se ky proces nuk është vetëm institucional, por edhe shoqëror.

Zëvendëskryeministri Sali përgëzoi organizatat përfituese dhe vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se projektet e mbështetura do të kontribuojnë në një proces më gjithëpërfshirës, transparent dhe të afërt me qytetarët.

Në fund, ai shprehu pritshmëri që projektet të sjellin rezultate konkrete dhe të forcojnë besimin e qytetarëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër