“Hiqe telefonin Damian se më shpërqëndron”, Rama kapet me dy ish-ministrat në mbledhjen e Grupit të PS: Ervin, boll i çove mesazhe policëve

Nga Xh M
100 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zbulohen detaje të reja nga ajo çfarë prodhoi mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Nuk ka qenë vetëm Elisa Spiropali ajo që ka ngritur “temperaturën” e kësaj mbledhje duke u përplasur me Erjona Ismailin ministre për Marrëdhëniet me Parlamentit.

Dy burime nga Grupi PS treguan edhe dy episode të tjera ku janë bërë protagonistë dy deputetë të PS dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Episodi i parë ka qenë një tërheqja vëmendje ndaj Damian Gjiknurit.

“Damian leje telefonin se më shpërqëndron kur flas”, citohet të ketë thënë Edi Rama.

“Ok, s’ka asnjë problem”, është përgjigjur Gjiknuri, i cili më pas ka futur telefonin më xhep.

Nuk ka qenë vetëm Gjiknuri në atë mbledhje që ka prodhuar shqetësim tek Rama për përdorim telefoni.

“Boll o Ervin i çove mesazhe policëve”, i ka thënë Rama ish-ministrit të brendshëm Ervin Hoxha.

Episodi i dytë në mbledhje lidhet me protestën e banorëve të Rrjolit.

E ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave, Lorena Goxhobelli, ka mbaruar prezantimin në pjesën e diskutime ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama.

Ka përcjellë një mesazh kritikues për deputetët socialistë të qarkut Shkodër.

“Nuk mund ti jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune nga ku na rezulton se s’kanë dokumente pronësie por letra të falsifikuara”, citohet te ketë thënë Rama dhe kërkuar distancim të deputetëve të tij nga kjo çështje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër