Mijëra familje dhe biznese në Tetovë nuk paguajnë faturat e ujit

Nga Xh M
67 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 29 mars – Mbi 18.000 amvisëri dhe biznese në Tetovë, janë të kyçura në ilegalisht në sistemin e ujësjellësit. Një pjesë e tyre janë të kyçur edhe në sistemin e vjetër, por edhe në sistemin e ri të Ujësjellësit, ndërsa asnjëherë nuk kanë bërë pagesë.

“Në bazë të rrymës që paguajnë qytetarët, janë diku mbi 40.000 qytetarë, ndërsa tek ne janë të regjistruar 20.000 bashkë me bizneset që i bie se kemi humbje të madhe. Përveç kësaj, në bazë të regjistrimit që e kemi sërish nuk paguajnë njëqind për qind, por janë vetëm 70 për qind e qytetarëve që paguajnë. Diku 16-18.000 klientë janë që nuk paguajnë, llogariteni vetëm taksë sikur të paguajnë nga njëqind denarë është shumë e konsiderueshme me të cilat mund t’i mbulojmë rrogat e gjithë punëtorëve me ato mjete pra kjo është një humbej shumë e madhe,” deklaroi Valon Zeqiri, Drejtor i NPK Sharri.

“Nga kyçjet në të zezë në lagjet e reja të qytetit të Tetovës, më së shumti vuajnë pjesa e epërme e qytetit, apo lagjet siç është “Drenoci”, të cilët, asnjëherë nuk kanë sa duhet ujë për pije nëpër çezma,” raporton gazetari Bashkim Sulejmani.

Banorët e Drenocit thonë se për shkak të mungesës së shpeshtë, janë të detyruar të mbushin ujë nga mali.

“Me ujin katastrofë është, katastrofë, nuk ka aspak. Nga poshtë nuk ka ujë kjo pjesë e epërme. Nga mali mbushim ujin,” u shpreh një banor.

“Unë kam ujin e malit, ndonjëherë ka ndonjëherë s’ka, po më shumë prej malit e marrim, e kur fillon vera ne s`kemi aspak. Bile edhe tani s’kemi ujë,” tha një tjetër banor.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” apelojnë banorët që vetë të paraqiten për regjistrim dhe pagesë të ujit. Gjoba për kyçje jolegale në rrjetin e ujësjellësit arrin në 60.000 denarësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër