“Qëllimisht s’na keni njoftuar për takimin me ndërkombëtarët”, Vokshi akuza në Parlament, Peleshi: Po gënjeni

Nga Xh M
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 mars – Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj sot në Kuvend i është drejtuar kryetarit Niko Peleshi duke i thënë se qëllimisht nuk është njoftuar opozita për një takim me një delegacion ndërkombëtar që ka mbërritur sot në Tiranë.

Sipas saj, sot po mbahet një takim me komisionin e monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në të cilin sipas saj nuk kanë marrë pjesë anëtarët e opozitës, pasi nuk kanë qenë në dijeni.

“Ajo që ka ndodhur sot është një tjetër situatë skandaloze në raport të parlamentit me ndërkombëtarët. Sot në Tiranë është një grup i caktuar nga komisioni i monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe opozita qëllimshëm nuk është njoftuar dhe është penguar që t’i takojë. Pse po e pengoni opozitën në takimet me ndërkombëtarët? Ju zoti Kryetar mbani përgjegjësi me skandalin që ka ndodhur”, u shpreh Vokshi.

Por Peleshi e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se opozita është njoftuar.

“Mos krijoni probleme aty ku nuk ka, unë vetëm para dy orësh jam vënë në dijeni nga stafi, nuk është e vërtetë kjo që thatë ju. Ka pasur një ftesë për anëtarët e delegacionit, janë njoftuar të gjithë, nga ana juaj është kërkuar të marrin pjesë edhe zëvendësuesit dhe unë kam thënë që mund të marrin pjesë. Para se të më akuzoni, pak më e saktë ju lutem”, u përgjigj Peleshi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër