Mickoski uron Pashkët: Së bashku ndërtojmë shtet të drejtë dhe të qëndrueshëm

Nga B.M
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi një mesazh urimi me rastin e festës më të madhe të krishterë, Pashkët, duke uruar shëndet, paqe dhe begati në çdo shtëpi.

“Pashkët nuk janë vetëm një festë e besimit, por edhe simbol i shpresës, ripërtëritjes dhe fitores së jetës mbi sprovat. Ato na kujtojnë se pas çdo errësire vjen drita, pas çdo sfide – një fillim i ri, dhe pas çdo sakrifice – një shpresë e merituar”, thekson Mickoski në urimin e tij.

Ai shton se është i vetëdijshëm për pasiguritë dhe sfidat, por, siç thotë, vendosmëria është e qartë: të vazhdohet me politika të përgjegjshme, të forcohet ekonomia, të mbrohet standardi i jetesës dhe të krijohet një e ardhme e sigurt për të gjithë.

“Në frymën e kësaj feste të madhe, dua të përcjell një mesazh uniteti. Vetëm së bashku, me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, mund ta ndërtojmë shtetin që e meritojmë – të qëndrueshëm, të drejtë dhe përparimtar. Një shtet ku puna vlerësohet dhe e ardhmja ndërtohet mbi themelet e besimit dhe përgjegjësisë”, thekson Mickoski.

Kryeministri uron që festat të sjellin ngrohtësi dhe forcë për të ecur përpara me një vizion të qartë.

“Le t’ju sjellin ditët e festës paqe, ngrohtësi dhe forcë për të vazhduar përpara, më të fortë, më të bashkuar dhe me një vizion të qartë për të ardhmen. Krishti u ringjall! Me të vërtetë u ringjall!”, shton Hristijan Mickoski në urimin e tij me rastin e Pashkëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër