Ali Ahmeti thotë se pa shqiptarët Maqedonia e Veriut i ka ditët e numëruara

Nga D. V.
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në tiranë tërhoqi vërejtjen se Maqedonia e Veriut nuk ka ardhmëri dhe ditët do të ketë të numëruara nëse nuk ka bashkëjetesë e bashkëqeverisje midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

Ai thirrjen e tij për për bashkëjetesë e bashkëqeverisje dhe vërejtjen ndaj të kundërtës e bëri gjatë një fjalimi në Samitin e Diasporës organizuar nga qeveria e Shqipërisë.

Ahmeti kujtoi arritjen e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001 dhe tha se me këtë marrëveshje të para 25 viteve gjuha shqipe është gjuhë gjithashtu gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut.

“Çdo koment tjetër që mund të bëhet, se a mund të bëhet ligj më i mirë (për përdorim të gjuhëve), a mund të bëhet kështu e a mund të bëhet ashtu, është vetëm për të grryer përfundimisht Marrëveshjen e Ohrit dhe për t’ia ndryshuar karakterin kësaj marrëveshje ndërkombëtare,” tha Ahmeti.

“Përgjegjësinë e kemi të përbashkët: Washington, Bruksel, NATO, forcat politike shqiptare e forcat politike maqedone. Maqedonia ka ardhmëri me në bashkëjetesë, bashkëqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët Maqedonia nuk mund të mbijetetojë dhe ditët i ka të numëruara,” tërhoqi vërejtjen kreu i BDI-së, lidhur me problemet që kanë shpërthyer në sipërfaqe me zbatimin e ligjit aktual për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër