Manxhuka reagon pas dënimit me burg: U çmontua ndikimi i Serbisë në veri

Nga D. V.
264 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pas shqiptimit të dënimit ndaj tij me një vit e gjashtë muaj burgim, duke vazhduar të mbrojë qëndrimet e tij publike lidhur me situatën në veri të vendit.

Në reagimin e tij, Manxhuka ka theksuar se ndikimi i Serbisë në veriun e Kosovës është zvogëluar dhe se, sipas tij grupet kriminale që vepronin atje janë shpartalluar.

“Ajo që nuk u bë për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat,” ka deklaruar ai, duke shtuar se ndryshimet në terren kanë prekur interesa të ndryshme.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se pjesa e territorit që më herët është cilësuar si “Dhuratë e Rankoviqit” po transformohet dhe po integrohet më fuqishëm.

“Pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës. Përpara. Vazhdojmë”, ka shkruar Manxhuka.

Gjykata ka shpallur aktgjykimin ndaj deputetit Egzon Azemi dhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke i dënuar secilin me nga një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër