Nufi në Bruksel me personelin e misionit të Shqipërisë në NATO: Shembull profesionalizmi dhe përkushtimi

Nga D. V.
226 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 prill Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në NATO, në Bruksel, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në përfaqësimin e vendit në aleancë.

Gjatë këtij takimi, ministri Nufi theksoi profesionalizmin dhe angazhimin e stafit shqiptar në strukturat e NATO-s.

“Një shembull i shkëlqyer i seriozitetit, përkushtimit dhe profesionalizmit në çdo detaj të punës së tyre”, u shpreh ai.

Sipas tij, takimi shërbeu si një moment për të vlerësuar punën e përditshme të personelit dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional.

“Kënaqësi e veçantë takimi me ta; një moment për të vlerësuar angazhimin dhe kontributin e tyre të përditshëm, si dhe për të forcuar më tej rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në aleancë”, deklaroi ministri.

Misioni i Shqipërisë pranë NATO-s në Bruksel luan një rol kyç në koordinimin e politikave të mbrojtjes dhe në përfaqësimin e interesave të vendit në kuadër të Aleancës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër