Zbardhen detajet, dyshohet se një i mitur i vuri flakën mbeturinave të marketit – çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Nga D. V.
207 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 prill Zhurnal.mk – Detaje të reja kanë dalë nga zjarri që përfshiu një pallat pranë QSUT, ku për pasojë u dëmtuan 71 apartamente.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se policia ka siguruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku dyshohet se nisi zjarri.

Sipas pamjeve, rreth orës 16:30 të së martës, një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit. Pranë fasadës ndodheshin kartona të grumbulluar. Nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, por i mituri qëndron për disa sekonda pranë tyre. Menjëherë pasi largohet, në zonë nis të dalë tym. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke u aktivizuar fillimisht në ambientet e marketit dhe më pas duke përfshirë të gjithë fasadën e pallatit, çka solli dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët.

Salla operative eshtë njoftuar për ngjarjen në orën 16:50. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër