Tetovë/Shkup, 16 Prill, Zhurnal.mk – Një aksion i madh I policisë kundër drogës po ndodhë sonte vonë në qyetetin e Tetovës.
Burimet e Zhurnal.mk nga qyteti Tetovë thonë se gjatë këtij aksioni kontrolli ndaj drogës ndër të arresuarit është edhe i biri i një ish-funksionareje të Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI).
Emri i personit në fjalë mbetet i njohur për redaksinë.
Një burim i dytë e pohoi të njëjtin informacion të marrë nga Zhurnal.mk nga burimi i parë.
Ministria e brendshme ende nuk ka dalë me komunikatë për aksionin e policisë, i cili sipas burimeve dhe dëshmitarëve atje ende po vazhdon në rrugët e qytetit.
