Hoxha, diskutime për rritjen e lidhjeve ajrore me Luksemburgun

Nga D. V.
129 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 Prill, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha theksoi sot se, diplomacia ekonomike është një prioritet i politikës sonë të jashtme.

Hoxha zhvilloi një takim me drejtorin Ekzekutiv të Luxair, Gilles Feith, dhe ekipin e tij, ku u diskutuan mundësitë për vendosjen e lidhjeve ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Luksemburgut.

“Diplomacia ekonomike është një prioritet i politikës sonë të jashtme,” shkroi Hoxha, në një postim në rrjetet sociale duke shtuar se nuk bëhet fjalë për slogan.

Hoxha nënvizoi se, me një sektor turizmi në rritje të shpejtë në Shqipëri dhe me infrastrukturën ajrore në zgjerim, potenciali për linja të reja dhe për thellimin e bashkëpunimit tregtar është i madh.

“Rritja e lidhshmërisë ajrore shkon përtej fluturimeve; ajo mbështet tregtinë, tërheq investime, lehtëson lëvizshmërinë dhe afron më shumë njerëzit, duke qenë plotësisht në përputhje me prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, perspektivat e saj të rritjes dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksoi ministri Hoxha.

Hoxha u shpreh se pret me interes vijimin e dialogut dhe mirëpret praninë e Luxair në tregun shqiptar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër