Burime zyrtare bënë me dije se 17-vjeçari ka vjedhur varëse floriri me vlerë 12 mijë euro dhe është larguar nga vendngjarja.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur 17 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.
Pas vjedhjes, i mituri është larguar me vrap, por arratia zgjati shumë pak. Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
