Taylor Swift përballet me padi për markën tregtare për albumin “The Life Of A Showgirl”

Nga D. V.
667 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Taylor Swift ka angazhuar ekipin e saj ligjor kundër artistes nga Las Vegasi, Maren Wade, e cila e paditi këngëtaren për shkelje të markës tregtare lidhur me albumin “The Life Of A Showgirl”.

Wade pretendon se ajo kishte përdorur prej vitesh konceptin “Confessions of a Showgirl” për projektet e saj artistike dhe mediatike.

Ajo kërkon dëmshpërblim dhe ndalimin e përdorimit të titullit nga Swift, shkruan DailyMail.

Avokatët e Swift e quajtën padinë “absurde” dhe “të pabazuar”, duke thënë se Wade po përpiqet të përfitojë nga fama e këngëtares për të promovuar markën e saj.

Sipas ekipit ligjor të Swift, Wade filloi të përdorte më shpesh emrin dhe përmbajtje të lidhura me albumin vetëm pasi ai u publikua.

Ata pretendojnë gjithashtu se ajo përdori muzikën dhe imazhin e Swift në rrjetet sociale pa leje.

Avokatët e Swift argumentojnë se nuk ka mundësi që publiku t’i ngatërrojë projektet e Wade me albumin e artistes së famshme. Seanca gjyqësore është caktuar për 27 maj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër