“Ta bëjmë gjumin e sigurt te banesat që blejmë shtrenjtë”/ Pallati i përfshirë nga flakët në Tiranë, Karakaçi i përgjigjet Braçes: S’kam komplekse, kushdo është përgjegjës të dënohet

Nga D. V.
274 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 maj, Zhurnal.mk – Deputeti i PS, Erion Braçe, kërkoi një interpelancë me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi.

Deputeti socialist u ndal te pallati që u përfshi nga flakët një muaj më parë në Tiranë, pranë spitalit “Nënë Tereza”, duke kërkuar më shumë siguri sa i përket ndërtesave të reja.

“Një kompleks të madh banimi dhe ndërtimesh, ndërtuar nga kompania ‘Arlis’ ka kthyer në vëmendje mënyrën si ndërtojmë dhe materialet e ndërtimet. Kur është fakt që ngjarjet e rënda po na ndodhin në ndërtime të reja dhe të kushtueshme për blerësit, kthehet në problem. Askush nuk ka folur, refuzojnë të flasin. Bëjnë veprime ‘Mos o Zot’ për mënyrën dhe faktorët që favorizuan përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, unë isha dy ditë më parë në atë kompleks, nisur dhe nga një peticion nga ana e tyre. Unë e çmoj shumë prezencën aty të zv.kryeministres dy ditë pas zjarrit. Quhet njerzillëk ky.

Sa kohë do na duhet të ndërtojmë një objekt të sigurt nga zjarri, e lidhur ngushtë me funksionalitetin e saj? Shkurt e qartë për ta thënë, të bëjmë gjumë të sigurt në banesat që i blejmë shtrenjtë”, tha Braçe.

“Interpelanca e kërkuar nga ana juaj prek një fushë shumë të gjerë, e cila prek materialet e ndërtimit. Cilësia e materialeve përbën një nga faktorët më të rëndësishëm të sigurisë. Kuadri ligjor në Shqipëri ka vendosur disa themele sa i përket kontrollit në ndërtim. Në këto raste janë evidentuar dispozitat që lidhen me cilësinë e materialeve të ndërtimit.

Legjislacioni aktual, patjetër është i hershëm dhe ka dalë nevoja e tij për përditësim. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka hartuar prpojektligjin për tregtimin e produkteve të ndërtimit, i cili synon përafrimin me rregulloren e BE-së në 2024-ën.

Së pari, ajo çfarë unë iu referova gjatë fjalës sime lidhet me gjithë kuadrin ligjor rregullator për materialin e ndërtimit, normat e zbatimit ku ministria që përfaqësoj është hartuese dhe rregullatore. Gjatë zbatimit të procedurave ligjore, ka shumë institucione që kanë detyrim të zbatojnë ligjin.

Do të isha i gatshëm të vazhdoja diskutimin me ju që nëse kemi hapësirë për të bërë rregullime të tjera që na shmangin situata të tilla, do të isha i gatshëm të ulesha dhe të hartojmë masat. Pas zjarrit, nën drejtimin tim dhe gjithë strukturat nën varësinë e ministrisë, kanë shkuar derë më derë për të parë nëse ishte e mundur që të bëhej rilidhja e energjisë dhe ujit.

Unë s’kam kompleks që të pranoj se nëse ndërtuesi apo kolaudatori kanë shkelur ligjin, duhet të dënohen dhe të merren masat përkatëse.

Është evidente që shumë shpesh ka ndodhur që ndërtimi është shtrirë përtej lejes dhe për këtë qëllim është miratuar akti normativ që referon që për ndërtesat e reja nuk bëhet lidhja e energjisë dhe shërbimit të ujit nëse njësia s’ka marrë aktin e kolaudimit”, tha Karakaçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër