Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio: Eksplorojmë mundësi sesi mund të afrohemi me Japoninë

Nga D. V.
272 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22, maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, u mirëprit sot në një ceremoni të veçantë me Gardë nderi nga Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi.

Në nisje të takimit, kryeministri Rama falënderoi për mikpritjen e paharrueshme që iu rezervua, ndërsa theksoi se marrëdhënia Shqipëri – Japoni bazohet tek vlera dhe parime të përbashkëta për botën në të cilën dy vendet dëshirojnë të jetojnë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë vlerësoi kryeministren e Japonisë për mikpritjen duke e cilësuar ceremonisë si “shumë të veçantë”.

“E nderuar kryeministres së pari më lejoni t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj të cilën nuk do ta harroj dhe gjithashtu kam dëshirë të them se kam patur mundësinë të jem pjesë e shumë ceremonive, por kjo ceremonie  sotmja ka qenë shumë e veçantë”, tha Rama.

Rama tha se kjo ishte vizita e tij e dytë në Japoni në një kohë relativisht të shkurtër dhe shtoi se “me shumë kënaqësi presim fuqizimin e kësaj marrëdhënieje”.

“Marrëdhënia Japoni-Shqipëri është në marrëdhënie e cila është e bazuar tek vlerat dhe tek parime të përbashkëta për botën në të cilën ne dëshirojmë të jetojmë. Dhe po, është e vërtetë që e kam parë strategjinë e indo-paqësorit dhe e mbështesim atë plotësisht ashtu siç mbështesim plotësisht të gjithë përmbajtjen e kësaj strategjie dhe për këtë arsye me shumë kërshëri ne presim që të eksplorojmë mundësi të ndryshme sesi mund të afrohemi me Japoninë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ftoi kryeministren japoneze që të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.

“Dëshiroj t’u them dhe paraprakisht që vitin e ardhshëm në Tiranë në do të organizojmë samitin e NATO-s dhe për këtë arsye kam kënaqësinë e veçantë t’ju ftoj të merrni pjesë në atë samit. Dhe në fakt, kur të vini do të jetë dhe rasti i parë kur një kryeministër apo kryeministre të vizitojë Shqipërinë në një vizitë shtetërore dhe do të ishte kënaqësi që t’ju mikprisnim dhe në një farë mënyrë të marrim hak, në thonjëza për këtë mikpritje kaq të ngrohtë që ju na keni ofruar dhe na ka lënë mbresa”, tha Rama.

Rama shtoi se me “shumë dëshirë pres bashkëbisedimin” duke iu referuar takimit me delegacionet.

Po ashtu, në deklaratën hyrëse, kryeministri Rama përgëzoi homologen japoneze për fitoren në zgjedhje.

“Para se ta mbyll më lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuja fantastike dhe është mbresëlënëse që shikojmë një grua në krye të qeverisë me të gjithë të tjerët që janë burrat në kabinetin e saj, jeni e dyta pas ish-kryeministres së Britanisë të ndjesës Margaret Thatcher. Faleminderit shumë, një urim për ju dhe popullin tuaj”, tha Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër