Hamza takon ambasadorin gjerman: Kosova ka nevojë ta rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore

Nga D. V.
215 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Hamza ka shprehur shqetësimin për sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e krizave të vazhdueshme dhe stagnimit ekonomik, si dhe për nevojën që Kosova të rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore.

“Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të lira dhe demokratike. E falënderova ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në proceset shtetformuese”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër