ASH: Derisa Evropa flet qartë, VLEN hesht

Nga D. V.
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 qershor, Zhurnal.mk – Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ishte e qartë, e drejtpërdrejtë dhe pa hapësirë për interpretime partiake. Ajo që është dakorduar duhet të realizohet. As më shumë, as më pak, thuhet në deklaratën e ASH-së.

“Me këtë qëndrim, Brukseli ia rrëzoi Qeverisë të gjitha arsyetimet e prodhuara për konsum të brendshëm dhe ia nxori në pah dështimin politik koalicionit VLEN, i cili hyri në Qeveri me premtimin se ndryshimet kushtetuese do të bëheshin në gjashtëmujorin e parë.

Deklarata e Costas e bëri të qartë se nuk ka rrugë tjetër për hapjen reale të negociatave me Bashkimin Evropian përveç ndryshimeve kushtetuese të dakorduara. Prandaj, heshtja e VLEN-it sot nuk është kujdes politik. Është pranim i pafuqisë. Është dorëzim para VMRO-DPMNE-së. Është largim nga zotimi mbi të cilin kërkuan besimin e shqiptarëve.

VLEN nuk mund të sillet sikur nuk është pjesë e pushtetit. Mban poste në Qeveri, merr pjesë në vendimmarrje dhe mban përgjegjësi për bllokadën që po e mban vendin larg rrugës evropiane.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që VLEN menjëherë t’i kthehet marrëveshjes bazë dhe të kërkojë nisjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese. Shqiptarët nuk votuan që përfaqësuesit e tyre të bëhen mburojë e bllokadës, as dekor i një Qeverie që po e mban vendin larg Bashkimit Evropian”, thonë nga ASH.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër