Hamza: Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti, pa marrëveshje politike nuk ka institucione

Nga D V
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 qershor, Zhurnal.mk – Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se formimi i institucioneve të reja kërkon marrëveshje politike që në këtë fazë.

Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, Hamza është pyetur edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se nuk përjashton asnjë subjekt politik.

“Asnjëherë gjatë rrugëtimit tim politik nuk kam vendosur vija të kuqe, nuk kam vendosur as në këto zgjedhje dhe besoj që nuk është e mirë që të kemi vija të kuqe, jemi gjithmonë të hapur për biseda”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se preferenca e tij politike mbetet formimi i qeverisë nga partitë që kanë qenë në opozitë, por ka theksuar se gjithçka varet nga numrat në Kuvend.

“E kam dhënë preferencën time se më e shëndetshme për vendin është krijimi i qeverisë prej partive që kemi qenë në opozitë, por kjo varet prej numrave, por megjithatë nuk kam qenë përjashtues”, është shprehur ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër