VLEN publikon dokument si dëshmi që BDI ka zyrtarizuar serbishten në Kumanovë

Nga I.A
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkupp, 9 qershor, Zhurnal.mk – VLEN ka publikuar dokumentin për të cilin thotë se dëshmon se zyrtarizimi i gjuhës serbe në Kumanovë është bërë më 4 maj 2010, në kohën kur BDI ishte pjesë e pushtetit, transmeton Zhurnal.

Në konferencë për media, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, deklaroi se vendimi është miratuar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës, duke mundësuar përdorimin zyrtar të gjuhës serbe, ndonëse serbët përbëjnë rreth 6.5 për qind të popullsisë së komunës.

VLEN akuzoi BDI-në për hipokrizi politike, duke theksuar se partia që sot kritikon çështje gjuhësore, në të kaluarën ka mbështetur zyrtarizimin e serbishtes në Kumanovë. Sipas VLEN-it, dokumenti i publikuar e konfirmon këtë vendim. /Zhurnal

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër