Jotova për zjarrvënien përpara Ambasadës bullgare: Ky nuk është një krim i zakonshëm, por një sulm i papranueshëm ndaj një misioni diplomatik

Nga D. V.
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Dënoj kategorikisht djegien e makinave diplomatike në ambasadën bullgare në Shkup”, tha presidentja në detyrë e Bullgarisë, Iliana Jotova, sipas mediave bullgare.

Sipas saj, ky nuk është një krim i zakonshëm, por, siç thotë ajo, një sulm i papranueshëm ndaj një misioni diplomatik, i cili vë në pikëpyetje aftësinë e autoriteteve të RMV-së për të garantuar sigurinë e misioneve të huaja diplomatike në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare.

“Është shqetësuese që ky incident po ndodh në sfondin e retorikës së vazhdueshme antibullgare dhe një atmosfere intolerance, e cila ka mbetur pa rezistencën e nevojshme institucionale për vite me radhë. Veprime të tilla nuk ndodhin në një vakum, ato janë pasojë e drejtpërdrejtë e mbjelljes së urrejtjes dhe pandëshkueshmërisë”, pohon Jotova.

Kryetarja e shtetit bullgar tregoi se pret veprime urgjente, transparente dhe efikase nga autoritetet kompetente në Shkup për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët dhe nxitësit e tyre të mundshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër