MPB: Në periudhën e ardhshme parashihet vendosja e mundësisë për paraqitjen elektronike të kërkesave për leje armësh

Nga D. V.
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar zgjerimin e shërbimeve elektronike me qëllim që procedurat për lëshimin dhe vazhdimin e lejeve për armë të jenë më të shpejta dhe më efikase. Edhe pse me ndryshimet e reja ligjore afati i vlefshmërisë së lejeve do të shkurtohet nga 10 në 5 vjet, nga MPB-ja sigurojnë se digjitalizimi do ta lehtësojë ndjeshëm procesin për qytetarët.

Në periudhën e ardhshme parashihet vendosja e mundësisë për paraqitjen elektronike të kërkesave për leje armësh, si për personat fizikë ashtu edhe për personat juridikë. Gjithashtu, në formë elektronike do të jetë e qasshme edhe vërtetimi për armët e kategorisë D.

Ndihmësministri Jovan Altanxhiev njoftoi se gjatë një viti e gjysmë janë zgjidhur rreth 15.000 lëndë, që paraqet një rritje shumëfish më të madhe krahasuar me mesataren e viteve të kaluara. Sipas tij, ky rezultat është arritur falë digjitalizimit të pjesshëm dhe lidhjes së evidencave të MPB-së me institucionet gjyqësore./Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër