Vazhdon rënia e çmimeve të derivateve në Kosovë

Nga D. V.
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 18 qershor 2026.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.45 euro për litër, duke shënuar ulje prej dy centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur një litër dizel tregtohej me 1.47 euro.

Rënie ka pësuar edhe çmimi i benzinës, e cila nga 1.39 euro për litër sa ishte të mërkurën, sot do të shitet me çmim maksimal prej 1.38 euro për litër, apo një cent më lirë.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin mbetet 0.67 euro për litër.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Çmimet maksimale të lejuara për 18 qershor 2026 janë:

  • Nafta (dizel): 1.45 euro për litër;
  • Benzina: 1.38 euro për litër;
  • Gasi: 0.67 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me mosrespektimin e këtyre çmimeve mund të adresohen përmes postës elektronike në adresën konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër