Rikonstruimi i qeverisë “e premtja e zezë”, cilat pozita duhet t’i plotësojë VLEN-i?

Nga I.A
1,445 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit në një paraqitje mediatike sa i përket rikonstruimit të qeverisë tha se të premten dhe të shtunën do të ketë takime me partnerët qeveritarë dhe do të vendosin përfundimisht se çfarë do të përmbajë rikonstruimi me fjalë të tjera kush do të shkojë e kush do të rrijë. Nga VLEN kanë qenë shumë të rezervuar sa  i përket konkretizimit të emrave dhe resorëve se çfarë do të ndryshojnë, shkruan Zhurnal.

Çfarë do të ndryshojnë VLEN-i?

Zëdhënësi i VLEN-it dhe zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, në paraqitjen e tij të fundit mediatike kur foli për rikonstruimin tha se kjo çështje i tangon liderët të cilët do të vendosin në takim me kryeministrin.

“Sa i përket rikonstruimit detajet konkrete do t’i kemi të premten dhe të shtunën. Liderët janë ata që vendosin për performancën e funksionarëve. Por, ajo që dihet deri më tani është fakti që kemi dy pozita vakante që si VLEN duhet t’i plotësojmë, Ministria për qeverisje të mirë e Arben Fetait, dhe Ministria e Politikës Sociale dhe Demografisë e Fatmir Limanit”, deklaroi Sulejmani.

Pra, në bazë të kësaj deklarate  kuptojmë qartë që VLEN janë të vendosur që resorin që udhëheq Limani u takon VLEN-it dhe këta do ta mbajnë, e me Fatmir Limanin pasi ndanë rrugët duket që të njëjtin do ta zëvendësojnë me ndonjë ministër tjetër.

Çfarë do të ndodhë me Shëndetësinë?

Se koalicioni VLEN ka pakënaqësi me Azir Aliun dihet e kuptohet shumë qartë. Në faqen zyrtare të VLEN-it nuk facebook nëse shkoni dhe shihni shpërndahen aktivitetet e gjitha funksionarëve tjerë, në përjashtim të Azir Aliut dhe Fatmir Limanit. Pra, nuk ka asgjë që lidhet me ndonjë aktivitet të resorit të shëndetësisë.

Përpos kësaj se ka pakënaqësi mes VLEN-it dhe Azir Aliut u kuptua qartë edhe nga përgjigja e Aliut për këtë çështje i cili as nuk e mohoi e as nuk e pohoi një gjë të tillë.

Në pyetje se a ka mosmarrëveshje mes VLEN-it dhe Azir Aliut, ky i fundit përgjigjet kështu: “Ali Ahmeti nuk e do VLEN-in të bashkuar, ne jemi bashkë që kemi pasur divergjenca të ndryshme, unë vazhdojë të jem ministër i VLEN-it”, ka thënë Aliu.

Nga kjo deklaratë e zbehtë ku nuk ka mohim të bindshëm kuptojmë qartazi se ka diçka konkrete në këtë drejtim. Mirëpo se e kanë fut në paketë me Fatmir Limanin edhe Azir Aliun mbetet të shihet e kuptohet sot dhe nesër.

Çfarë do të ndryshojë nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM?

Krahas ndryshimeve që pritet të ndodhin sa i përket partnerit shqiptar në qeverisje, VLEN-it, ndryshime të këtyre përmasave pritet të ndodhin edhe tek partnerët tjerë.

Më të përfolur kanë qenë këto figura, ministri i Drejtësisë nga ZNAM, Igor Fillkov, që sipas zërave jo zyrtar i njëjti nuk ka dëshmuar veten në reforma në drejtësi dhe pas problemit të shfaqur me studentët shqiptarë veçse e kanë lëkundur pozicionin e tij.

Mirëpo, për këtë emër kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, disa herë në paraqitje publike e ka konfirmuar se është i kënaqur me punën e Fillkov dhe nuk e sheh si kuadër që duhet ta ndërrojë.  

Pas tij nga VMRO është ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, me punën e të cilët duket që nuk janë shumë të kënaqur. Dhe, emri tjetër më i përfolur është i zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviç, me punën e të cilët duket qartë se kanë pakënaqësi të mëdha. Pastaj, edhe raporti i progresit ku ka alaramuar për ndikimin e “Botës serbe” gjitha këto mund të jenë arsye që të çojnë drejt ndryshimit të Stoillkoviç nga ky resor.

Sot, meqë është e premte mund ta quajmë si “black Friday” apo e premtja e zezë  ky ndryshimet që do të ndodhin për dikë do të jetë fat e për dikë fatkeqësi. Mbetet të shohim e marrim detajet përfundimtare nga takimet që do të zhvillohen sot dhe nesër. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër