Zyrtare: Liridon Latifi transferohet në Kazakistan te Kyzylzhar

Nga D. V.
868 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Klubi nga Kazakistani, Kyzylzhar ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit shqiptar Liridon Latifi, i cili do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kazak.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në kanalet zyrtare, ku konfirmohet se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë.

“Liridon Latifi është lojtar i ri i klubit të futbollit Kyzylzhar. Klubi i futbollit Kyzylzhar nënshkroi një kontratë njëvjeçare e gjysmë me mesfushorin shqiptar Liridon Latifi”, thuhet në njoftimin e klubit kazak.

Për Latifin, ky është një kapitull i ri në karrierën e tij, pasi mesfushori me tipare sulmuese do të ketë mundësinë të tregojë cilësitë e tij në kampionatin kazak dhe të ndihmojë skuadrën e re në objektivat për sezonin.

32-vjeçari njihet për shpejtësinë, teknikën dhe aftësinë për të luajtur në disa pozicione të repartit sulmues, ndërsa gjatë karrierës së tij ka grumbulluar eksperiencë në disa kampionate të ndryshme, si dhe ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Tashmë, sfida e radhës për Liridon Latifin do të jetë përshtatja sa më e shpejtë me ambientin e ri dhe dhënia e kontributit të tij për Kyzylzhar në vazhdim të sezonit, pasi në Superligën e Kazakistanit tashmë janë zhvilluar 16 xhiro duke u mbyllur njëra fazë e sezonit.

Ndryshe, Latifi e ka nisur karrierën në Kosovë të Flamurtari, për të kaluar te Prishtina, Skënderbeu, Puskas Akademi, Sheriff Tiraspol, Vllazni të Shkodrës, Tiranë dhe Shkëndijë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër