Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata

Nga Xh M
1,135 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 korrik Zhurnal.mk – Nga 80 deri në 200 euro nata, tregu i akomodimit në Shqipëri nëpërmjet qirave afatshkurtra është rritur edhe më tej si në numër edhe në vlerë. Shtimi i numrit të turistëve këtë sezon veror ka rritur kërkesën duke ndryshuar dhe ofertën me mbi 15% krahasuar me një vit më parë në çmimet e vendosura.

Ky trend i qirave identifikohet edhe më lehtë në hyrjet e pallateve me shtimin e kutive të çelësave me kodet përkatëse për të gjithë klientët që i përzgjedhin.

Këto kuti çelësash janë një tregues i rritjes së numrit të njësive akomoduese afatshkurtra ku çdo qytetar i interesuar si shqiptar dhe të huaj pajisen me çelësin e apartamentit nëpërmjet këtij mekanizmi. Ne ndodhemi fare pranë qendrës së kryeqytetit ku vetëm në këtë hyrje pallati nga 28 apartamente, 10 prej tyre janë përshtatur për këtë treg.

“Të gjithë e kemi parë që Tirana ka shumë turistë dhe rrjedhimisht kjo ka bërë që ata të kenë nevojë për akomodim. Shumë apartamente që i kishim disponibël për qira afatgjatë janë kthyer Airbnb. Kjo është tregues i mirë për të ardhurat e vendit, kjo e ka bërë më të pamundur për familjet”, tha eksperti i investimeve Dorian Sanxhaku.

Norma e zënies së apartamenteve deri në fillim të korrikut në këto njësi varionte mbi 50% nisur nga Tirana 64%, Durrësi 54%, Vlora rreth 60%, Saranda 41%.

“Të huajt nisen nga revie-t në momentin që i gjejnë në Tiranë, çmimet i ke nga 100-150 euro, por mesatarja 80 euro, Durrësi 90 euro, Vlora 100 euro, Saranda 120 euro”, tha eksperti i investimeve Dorian Sanxhaku.

Ndalur sipas gjeografisë së turistëve, Dorian Sanxhaku, ekspert investimesh tregon se interesi këtë sezon veror ka qenë edhe më i lartë, i kryesuar nga francezët dhe amerikanët për këto njësi akomodimi.

“Dominante ngelen Vlora, Durrësi me çekët, kroatët, Saranda skandinavët, interesante dhe numri i amerikanëve që frekuentojnë Shqipërinë”, tha eksperti i investimeve Dorian Sanxhaku.

Gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të platformës AirDNA tregu shënoi një rritje rekord, ku familjet shqiptare fituan rreth 134 milionë euro dhe u regjistruan rreth 26.3 mijë apartamente e njësi akomodimi. Por ndikimi i sektorit në të ardhurat fiskale do të ishte dhe më i lartë nëse tregu do të formalizohej plotësisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër