Haxhiu: Regjistrimi i deputetëve nis më 3 gusht, seanca konstituive më 6 gusht

Nga D V
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryeparlamentarja njëherit ushtruesja e detyrës së presidnetes së vendit Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje lidhur me takimin me përfaqësuesit e partive politike, duke konfirmuar hapat e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu bëri të ditur se, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 8 korrik, është thirrur seanca e parë e Kuvendit në përputhje me Kushtetutën.

“Më 8 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. Në bazë të kësaj, Presidenti i Republikës së Kosovës, në kuadër të kësaj, thirri mbledhjen e parë të Kuvendit. Në përputhje me Kushtetutën, seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht, në orën 10:00.

Rendi i ditës i seancës konstituive, sipas Rregullores, ka katër pika:  Formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e e kourumit dhe të mandateve, Shqyrtimi i raportit të tij, Betimi i deputetëve, dhe Zgjedhja e kryetarit apo kryetares së Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Administrata e Kuvendit ka përfunduar përgatitjet për regjistrimin e deputetëve dhe, siç e dini, regjistrimi i deputetëve do të bëhet më: 3 gusht për Lëvizjen Vetëvendosje, 4 gusht për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe 5 gusht për Aleancën dhe deputetët që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës”, tha Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër