Basha: Investim 1.9 milionë euro për rrugën 10 kilometërshe në Malësinë e Zhegocit në Gjilan

Nga D. V.
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 gusht, Zhurnal.mk – Nga ministri në detyrë i Infrastrukturë dhe Transportit, Dimal Basha, është bërë e ditur se në Malësinë e Zhegocit në Gjilan po vazhdon realizimi i projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e një rruge me gjatësi prej 10 kilometrash.

Sipas njoftimit, projekti po realizohet nga Qeveria në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ndërsa vlera e investimit kap shifrën prej 1.9 milionë euro.

Ky investim pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Malësisë së Zhegocit.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhjen më të mirë të kësaj zone me pjesët e tjera të komunës. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër